Spanjë-Angli është një finale speciale, një ndeshje që premton spektakël, një finale që po e pret me padurim edhe Phil Foden: “Gjeja më e rëndësishme ishte fitorja, por ndjej që ndeshja kundër Holandës ishte mbase ndeshja ime më e mirë me fanellën e Anglisë. Jam shumë i lumtur.

Finalja kundër Spanjës? Do të thotë shumë. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës, mezi po e pres këtë ndeshje. Ne besojmë shumë tek aftësitë tona, jemi të vetëdijshëm se Spanja është një skuadër fantastike, mbi të gjitha për mënyrën se si mban topin, por ne e njohim shumë mirë edhe forcën tonë. Kjo ndeshje mund të ndryshojë jetët tona”, u shpreh Foden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb