TIRANË-Ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë po afron, por mesa sa duket nuk do të jetë një ndeshje normale futbolli.

Në disa tabela të Tiranës janë ngjitur disa banderola të huliganëve serbë të cilat tregojnë prezencën e tyre në Shqipëri.

Në banderolat e ngjitura në Tiranë shkruhet ‘Ultras Grobari’, ‘Partizan Beograd’, të cilat përfaqësojnë grupime huliganësh nga më të rrezikshmit në vend, një pjesë e të cilëve u futën në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri tetorin e kaluar e cila u ndërpre.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet në 8 tetor, ndërsa përmes këtyre banderolave huliganët serbë lënë të kuptohet se po përgatisin diçka. Ende nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit për rastin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: