Roma sfidon Athletico Bilbaon të enjten, në kuadër të Europa League. Me gjasë, ekipi italian i drejtuar nga Ivan Juric duhet të bëjë pa shërbimet e Lorenzo Pellegrinit.
Kapiteni nuk po ia del dot të rikuperohet në kohë nga dëmtimi dhe me shumë mundësi, nuk do të jetë i grumbulluar për këtë takim. Në këto kushte, tekniku Juric po mendon për alternativa të tjera,. Roma synon fitoren ndaj Bilbaos, për të nisur kështu në mënyrën ëm të mirë të mundshme rrugëtimin europian.
(J.S/BalkanWeb)