Trajneri i Bayern, Kompany doli në konferencë para ndeshjes ndaj Dortmund.
“Klasikja nuk e ka humbur interesin. Por sigurisht që edhe ndeshjet kundër Leverkusen kanë qenë gjithashtu të veçanta. Por unë jam rritur me ndeshjet Bayern kundër Dortmund, apo kur Bayern përballej me Bremet, të cilat ishin sfida të mëdha. Kështu do të jetë gjithmonë.
Humbja me Interin? Unë nuk e cilësoj ende si humbje, kemi edhe një ndeshje kthimi. Por tani kemi një Klasike kundër Dortmundit, sfidë me shumë histori. Mënyra se si shkuan gjërat sezonin e kaluar, janë një motiv shtesë për ne. Nuk na mungon energjia, por do të kemi nevojë për tifozët”, tha Kompany.