Ernest Gjoka, trajneri i Skënderbeut dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Egnatias.

“Kemi punuar të përqendruar për këtë ndeshje që pas barazimit në shtëpi me Tiranën. Nuk kemi marrë në total dy javët e fundit, por ndeshje nga njëra në tjetrën, pasi çdo ndeshje ka specifikën e saj. Ndaj duhet të shohim çdo ndeshje si një ndodhi e veçantë për të qenë të përqendruar vetëm tek angazhimi i radhës. Po mendojmë për Egnatian që është një transfertë delikate dhe e vështirë, pasi luajmë përballë ekipit kryesues dhe kampionëve në fuqi. Do të duhet të bëjmë një ndeshje të mirë përballë tyre dhe të jemi të përqendruar në maksimum me qëllim që të tregojmë të gjithë potencialin tonë.

Vijmë nga një seri rezultatesh pozitive dhe kjo është një plus për ne në aspektin psikologjik. Por duhet që këtë moral pozitiv ta vëmë në shërbim të asaj që duam të arrijmë. Kjo është një ndeshje që nuk duam ta humbim dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin e mundshëm. Më pas do të jetë fusha ajo që do të vendosë se çfarë kemi merituar në bazë të paraqitjes që do të bëjmë”,- tha Ernest Gjoka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb