Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e vlefshme për grupin B1, në Ligën e kombeve.

Ndryshe nga ndeshja me Ukrainën, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1, ndaj gjeorgjianëve, ishte një sfidë shumë e vështirë. Skuadra e Silvinjos, e kishte thuajse të pamundur për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare dhe kjo konfirmohet nga fakti se nuk bënë asnjë gjuajtje në portën e Mamardashvilit.

Ndërkohë për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, futbollisti me notën më të lartë rezulton Ylber Ramadani, 7.7, ndërkohë që Asllani dhe Mitaj plotësojnë “podiumin”. Lojtarët më pak të vlerësuar sipas “Sofa Score” janë Manaj dhe Laçi.

Img 4924

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb