Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës kundër Hueskas.

Trajneri Valverde ka vendosur të mos e grumbullojë  Lionel Messin pas lëndimit që mori në ndeshjen kundër Manchester United.”Messi është mirë, por ai mund të pushojë. Orari është i ngjeshur dhe ne kemi ndeshje të forta. Kjo është një lojë e rrezikshme dhe duhet të jemi vigjilentë”, ka thënë Valverde.

Mungesë tjetër në listë janë edhe yje të tjerë si: Luis Suarez, Ivan Rakitic, Gerrard Pique dhe Sergi Roberto. Sergi Roberto dhe Ivan Rakitic mungojnë për shkak se janë të dëmtuar, ndërsa Pique dhe Suarez janë të pezulluar. Në listë është rikthyer sulmuesi Ousmane Dembele pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për disa javë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb