Paulo Fonseca, tekniku i Milanit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së Serie A ndaj Napolit.

“Napoli është një skuadër shumë e fortë dhe më një trajner shumë të mirë. Këtë e tregon qartë edhe renditja. Po kalojnë një moment të mirë. Vijnë në këtë përballje shumë të motivuar, por edhe ne jemi të motivuar për këtë ndeshje.

Ne donim të luanim ndaj Bologna-s dhe shtyrja e ndeshjes ishte penalizimin për ne. Ishte e vështirë për ta menaxhonim situatën. Donim të luanim edhe për shkak të pezullimeve, tani do të na mungojnë Theo Hernandez dhe Reijnders.

Skuadra është stërvitur mirë dhe kam besim te lojtarët që do të luajnë nesër. Camarda konfirmoi atë që unë kam besuar gjithmonë. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer. Nuk do ta them formacionin. Leao ka punuar si të gjithë të tjerët dhe nuk ka shqetësim për këtë. Jemi të sigurt që ai do të kthehet shumë shpejt në atë që të gjithë presim. Nuk do ta them nëse do të luajë nesër apo jo. Është një situatë normale futbolli dhe veproj në bazë të zgjedhjeve që bëj.

Për momentin Napoli është kryesues dhe më i fortë, sigurisht mund të fitojnë titullin. Megjithatë në garë jemi edhe ne. Kemi një ekip të fortë dhe në rritje, mund të luftojmë për titullin. Pres shumë gjëra nga skuadra ime”, tha Fonseca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb