Chelsea do të përballet me Newcastle të dielën në orën 15.00. Trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca, në konferencën e zakonshme për shtyp u shpreh se skuadra është në formë dhe se për momentin, nuk ka asnjë dëmtim.
“Asnjë dëmtim, të gjithë janë mirë”,- tha Maresca. Chelsea i vendit të shtatë kërkon të rikthehet mes skuadrave protagoniste në Angli, pas disa sezonesh shumë larg pritshmërive.
(J.S/BalkanWeb)