Paulo Fonseca, tekniku i Milanit doli në konferencë para ndeshjes së kampionatit ndaj Udineses.

“Ne kemi folur me lojtarët për gjithçka pas humbjes me Fiorentinën. Unë nuk i mbyll sytë para problemeve. Unë i bëra të ditura problemet, duke i parë të gjithë në sy. Unë nuk jam aktor. Nuk e lë pas dore lidershipin tim. Nëse ka një problem, mua nuk më intereson emri i lojtarët, merrem direkt me të, me ekipin apo me lojtarin.

Për mua, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se skuadra. Ata që gabojnë, duhet të marrin përgjegjësi. Është e vështirë për të bërë ndryshimin këtu. Unë kam parë ndryshime. Ne kemi ende nevojë për kohë, për të ndryshuar dhe për tu përmirësuar.

Do doja të argëtohesha më shumë. Megjithatë, të jesh trajner, nuk është shumë argëtuese. Është e vështirë të kesh buzëqeshje në fytyrë.”, tha Fonseca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb