Revista më e madhe gjermane, Der Spiegel, ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari kryesor që do përgatiste sulmet terroriste në stadiumin e Hanoverit më 17 nëntor, gjatë përballjes mes Gjermanisë dhe Holandës. Ai është arrestuar të enjten.

Bëhet fjalë për një nxënës 19-vjeçar, që kishte tentuar disa herë të shkojë në Siri, ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur shumë video me përmbajtje të dhunës. Ai është arrestuar falë një videoje 10 sekonda, ku ka folur disa fjalë si “pray for Rakka” (Lutu për Rakkën, kryeqytetin e ISIS) dhe “al-Daula al-Islamija, pak pas pastrimit të stadiumit nga policia gjermane.

Për identifikimin e 19-vjeçarit ka ndihmuar edhe profesori i tij, që ka treguar se nxënësi ka qenë radikalizuar kohët e fundit. Nuk bëhet me dije prejardhja e të dyshuarit, ndërsa ai ka jetuar në Misburg. /Bota sot/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb