Ndeshja mes Malishevës dhe Prishtinës aktualisht nuk po transmetohet, ndërsa luhet minuta 20-të e saj dhe rezultati është 1 me 1. Janë probleme teknike, që lidhen me energjinë elektrike, në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës,që pengojnë transmetimin e sfidës.
Diçka që faktikisht nuk ndodh për herë të parë. Kujtojmë ndërkohë se të dyja skuadrat luajnë për kreun e Superligës së Kosovës.
Aktualisht është Malisheva që kryeson me 17 pikë. Prishtina ndjek me 4 pikë më pak, ndërsa mban vendin e katërt, teksa ka një ndeshje më shumë për të luajtur.