TIRANE- Kur na ndajnë edhe 5 orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Gjeorgji, që do të luhen mbrëmjen e sotme në “Qemal Stafa”, policia ka marrë një sërë masash për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen gjatë ndeshjes.

Policia e Tiranës njofton se do të bllokohen disa segmente rrugore. Duke filluar nga ora 17:30 do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe nuk do të lejohet parkimi në sheshin “Italia”.

Kuqezinjtë do të zbresin mbrëmjen e sotme në “Qemal Stafa” për tu ndeshur me Gjeorgjinë, në një miqësore që do ndihmojë, skuadrën tonë të konsolidojë skemat në kuadër të pjesëmarrjes në Europianin “Francë 2016”.

Ndeshja, e cila do ndihmojë skuadrën tonë të konsolidojë skemat në kuadër të pjesëmarrjes në Europianin “Francë 2016”, do të nisë në orën 20:00.

JA SEGMENTET RRUGORE QE DO BLLOKOHEN
BLV. “DËSHMORËT E KOMBIT”
Rruga “LEKË DUKAGJINI”
Rruga “FAIK KONICA”
Rruga “THEMISTOKLI GËRMENJI”
Rruga “SKERDILAJD LLAGAMI”
Rruga “DERVISH HIMA”
Rruga “PAPA GJONALI II”
Nuk do lejohet parkimi në “SHERATON”, Sheshi “ITALIA”

Policia e Tiranës njofton se rrugët do të qëndrojnë të bllokuara nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: