Ndeshja Shqipëri-Izrael, e vlefshme peër eliminatoret e Botërorit 2018, do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh gjermanë.

UEFA ka bërë të ditur se Deniz Aytekin është caktuar për të gjykuar ndeshjen e së shtunës në “Elbasan Arena”. Ndihmës të turko-gjermanit do të jenë Guido Kleve dhe Markus Haker, ndërsa gjyqtar i katërt Daniel Zibert.

Në vitin 2004, Deniz Aytekin u bë arbitër i Federatës Gjermane te Futbollit, ndërsa në vitin 2008 debutoi në Bundesligë. Deri tani ai ka drejtuar më shumë se 100 ndeshje.

Më 1 janar të vitit 2011 gjyqtari 38-vjeçar mori stemën e FIFA-s dhe ka drejtuar më shumë se 50 ndeshje ndërkombëtare.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb