ELBASAN


Policia ka njoftuar se ka marrë masa për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Moldavisë, e cila do të zhvillohet sot në Elbasan.


Uniformat blu kanë saktësuar masat që kanë marrë në lidhje me këtë sfidë.


Njoftimi i policisë:

Elbasan

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Moldavisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Moldavisë , që do të zhvillohet më datë 11.06.2019 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 18:00, datë 11.06.2019 ju bëjmë me dije se: Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave,

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”

Bulevardi “Qemal Stafa” në krahun e djathtë të stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.

Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq si dhe vendparkimet me autorizim do te jenë para sheshit të stadiumit.

Bulevardi “Qemal Stafa” dhe Unaza e Qytetit do përdoren për qarkullimin e mjeteve.

Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë dhe në spitalin Rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti. Lëvizja e mjeteve të ekipeve vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium, e kthim.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 356 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja dhe FNSH-ja.

Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloj)
  3. c) fishekzjarrë
  4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë mbasditen e sotme deri ne përfundim të aktivitetit,  lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit,  ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb