ELBASAN- Gjovalin Loka, Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit ka deklaruar se 1500 forca do të jenë të angazhuara në terren për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Loka ka folur për masat që janë marrë për këtë ndeshje, duke konfirmuar se është organizuar puna për mbarëvajtjen e këtij takimi.

“Do të angazhohen 1500 forca policie. Kemi organizuar punën për mbarëvajtjen e takimit. Masat janë shtuar nisur edhe nga incidentet ne takimin Serbi-Shqipëri. Nuk do të ketë një polic në çdo ballkon siç është përfolur. Por në ballkone do jenë vetëm familjarët. Policia ka identifikuar të gjithë banorët dhe nuk do lejohet askush tjetër në shtëpitë e tyre”, ka theksuar Loka.

Gjithashtu Policia i ka dërguar një letër banorëve të pallateve që janë afër stadiumit “Elbasan Arena” për të enjten e ardhshme kur të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Uniformat blu i kërkojnë që të gjithë të mbajnë dokument identifikimi me vete dhe t’ia tregojnë atë policisë sa herë që ajo ta kërkojë, shkruan Panorama. Në të njëjtën kohë banorëve të shtëpive afër stadiumit i kërkohet të mos fusin njeri të huaj brenda si dhe gjatë orëve të ndeshjes të mos dalin në ballkon.

letra e policise

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: