Në “Wembley” të Londrës është luajtur finalja e Kupës së “EFL Cup” ku djajtë e Manchester United kanë triumfuar përballë Sauthhampton me rezultatin 3-2 duke bërë të tyrin trofeun e parë për këtë sezon.

Djajtë ishin ata që morën frenat e lojës të parët pasi në minutën e 38-të kishin siguruar një avantazh të dyfishtë falë golave të Ibrahimoviç dhe Lingard. Për çudi ngjallet Sauthhampton e cila falë golave të italianit Gabiadini arrin të barazojë edhe një herë gjithçka.

Më një moral të rënë dhe pak minuta në dispozicion, fitoreja duket larg për United, por kur në fushë ke Ibran e pamundura është e mundur. Suedezi me klasin e tij shënon 4-ër minuta para fërshëllimës së trefishtë të arbitrit duke çuar peshë të gjithë tifozët e Manchester United.

Një ogur i mirë ky edhe për Mourinho-n i cili fiton trofeun e parë nën drejtimin e djajve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb