Shqipëria do të kërkojë maksimumin në 20.45 ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Si kuqezinjtë, ashtu edhe çekët, vijnë në këtë takim me mungesa të rëndësishme. Për atmosferën në Stadiumin Kombëtar, pritshmëritë, situatën dhe gjithçka që ka të bëjë me kombëtaren për këtë takim foli gazetarja Trevisa Tufa, në një lidhje direkte me News 24 nga stadiumi.

 

 

Si është atmosfera Trevisa? Biletat tashmë jane sold out.

Atmosfera është shumë e mirë. Ka njerëz që nuk do e ndjekin ndeshjen jo vetëm në sheshe, por edhe në lokale. Specifikë e natës së sotme është tërheqja e lojtarve si Lenjani, Gjasula, Balaj dhe Roshi.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për fatet e Shqiperisë në Ligën e Kombeve?

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Ne na duhen 3 pikët e plota sonte, që t’ia dalim dhe të kemi akoma shanse.

Presim ndonjë ndryshim nga Silvinjo në këtë sfidë, në lidhje me formacionin?

Formacioni do të jetë i njëjta si ndaj Gjeorgjisë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb