Ndeshjet e futbollit në përgjithësi dhe Botërori në veçanti nuk janë thjesht ngjarje sportive, pasi ato kanë një ndikim të jashtëzakonshmë për një numër të madh njerëzish.

Kjo demonstrohet më së miri në momentin kur luajnë kombëtaret, pasi në 90-t minutësh përfshihen edhe emocione të tjera përveç atyre sportive.

Për këtë arsye një universitet në Uruguai ka marrë masat që studentet të mos humbasin asnjë sekondë kur kombëtarja e tyre të zbresë në fushë gjatë Botërorit në Rusi.

Bordi i Universitetit Katolik në Uruguain njoftoi se do të anulohen të gjithë orët që korrespondojnë me ndeshjet e kombëtares. Në një njoftimin e tyre thuhet:

“Sporti në përgjithësi dhe sidomos futbolli, përbën një nga elementet që na përcakton neve si komb. Ky sport ka meritën e krijimit të një ndjenje të përbashkët të unitetit, dicka që është e rrallë të gjendet në ditët tona. Një nga misionet kryesore të këtij universiteti dhe studentëve tanë, është të jemi të vëmendshëm ndaj realitetit që na rrethon. Duhet të kemi një frymë kritike dhe akademike, por edhe duhet të jemi aktiv dhe të kemi pjesëmarrje në aktivitetet e shoqërisë sonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb