Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës miqësore kundër Maqedonisë së Veriut.
Në listën e Tovërlanit janë 25 futbollistë, teksa ndeshjet do të zhvillohen ne Shkup, në Kampin e Federatës së Futbollit të Maqedonise së Veriut. Ndeshja e parë zhvillohet më 14 nëntor në orën 13:00, derisa ndeshja e dytë më 17 nëntor në orën 12:00.
Dardanët U21 para ndeshjes së parë do t’i mbajnë paraprakisht dy stërvitje në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, më 12 e 13 nëntor në orën 11:00.