Ndeshjet e ditës së hënë kanë acaruar në maksimum tifozët e klube gjermane.

Një javë pasi mbështetësit e Leipzing mbushën fushën e futbollit me topa tenisi në shenjë proteste, një tjetër grup tifozësh, këtë herë të Borussia Dortmund-it, janë angazhuar për të protestuar ndaj ndeshjeve që luhen të hënën.

Në sfidën e sotme që verdhezinjtë do të luajnë kundër Augsburg 15 mijë tifozë të ‘murit të verdhë’ nuk do t’a mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumit.

DFL, federata gjermane e futbollit, ka vendosur që një ndeshje e javës të zhvillohet të hënën mbrëma pasi kjo do t’u sjellë më shumë fitime klubeve si pasojë e kërkesës së televizionit që ka të drejtën e transmetimit.

Kryetari i tifozëve, Andreas Assmann, ka deklaruar gjatë një inetrviste në radio se protesta do të tregojë që futbolli nuk bën dot pa tifozët. Kjo jo se ata kanë dëshirë për të munguar por kufizimet kohorë të së hënës mbrëmë e bëjnë të pamundur prezencën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb