Tani nuk ka më dyshime. Ndeshja mes Interit dhe Romës do të zhvillohet të dielën me 27 prill. Ky vendim për shtyerjen vjen për shkak të ditës së zisë kombëtare të shpallur për funeralin e Papa Françeskut.
Një vendim i tillë sjell pakënaqësi te Interi, që do ketë më pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e Champions League ndaj Barcelonës, sfidë kjo e programuar për të mërkurën.
Como-Genoa dhe Lazio-Parma janë takimet e tjera që do mbahen këtë të dielë.