Janë përcaktuar gjyqtarët e dy ndeshjeve që do të luhen sot në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe në stadiumin “Gjirokastra”. Kështu në Tiranë, Partizani do të presë Flamurtarin, një sfidë që vlen shumë pasi të kuqtë duan të vijojnë marshimin drejt titullit, ndërsa vlonjatët duan të përfitojnë nga ndalesa e Skënderbeut.

Në Gjirokastër, Luftëtari vendës do të presë Teutën. Bluzinjtë morën një barazim ndaj Tiranës në kryeqytet dhe do të synojnë që të dalin sërish me pikë, kësaj radhe në përballjen me durrsakët, që nga ana e tyre duan suksesin për të rritur edhe më shumë presionin ndaj Partizanit kryesues.

Ja dhe arbitrat për sfidat e sotme:
Luftëtari-Teuta 14:00
Arbitër: Ardian Beqiri
Asistent: Nertil Bregasi
Asistent: Gernat Qirici
Arbitër i katërt: Kreshnik Cjapi

Partizani-Flamurtari 17:00

Arbitër: Indrit Myrtja
Asistent: Melsi Dervishi
Asistent: Fisnik Thorja
Arbitër i katërt: Kridens Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb