Shikuesit e ceremonisë së 64-të të ndarjes së çmimeve “Grammy” mbetën me gojë hapur kur Bruno Mars ndezi një cigare në skenë ndërsa merrte çmimin e tij për ‘kënga e vitit’ të dielën mbrëma (3 prill).
Këngëtari, 36 vjeçe, mori çmimin si pjesë e grupit R&B “Silk Sonic” – i cili përbëhet nga Bruno dhe reperi Anderson .Paak – për këngë e tyre debutuese në vitin 2021 “Leave the Door Open”.
Pasi doli përpara audiencës për të pranuar vlerësimin, Bruno vuri një cigare në gojë, dhe disa fansa ky veprim iu duk me tronditës se incidenti i Will Smith që goditi Chris Rock në “Oscars” muajin e kaluar.
Fansa të shumtë reaguan përmes rrjeteve sociale duke e kritikuar veprimin e tij, madje disa të tjera duke thënë se ky veprim i artistit duhej të merrte vëmendje më të madhe se ai i aktorit Will Smith në “Oscars”, shkruan DailyMail.