Një 59-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë pas inga hetimet ka rezultuar se është shkakëtar I një zjarri I cili rrezikoi 5 banesa dhe dogji disa pemë ulliri.

Sipas informacioneve nga policia ngjarja është regjistruar një ditë më parë rreth orës 12:40 te rrethrrotullimi i shkozës në kryeqytet.

Zjarri që ndezi 59-vjeçari fillimisht për të djegur plerat është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ka djegur disa pemë ulliri dhe ka rrezikuar 5 banesa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe për shkak të erës së fortë zjarri u përhap duke djegur disa pemë ulliri dhe duke rrezikuar 5 banesa, identifikohet dhe arrestohet 59-vjeçari.

Ditën e djeshme, rreth orës 12:40, është marrë njoftim se kishte rënë zjarr në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës” dhe flakët po përhapeshin me shpejtësi.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi M. Rr., 59 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Zjarri që dyshohet se ka ndezur ky shtetas është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ka djegur disa pemë ulliri dhe ka rrezikuar 5 banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vepën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin, si dhe i fton ata, që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb