TIRANE – Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj ka preferuar ta nisë vitin 2015 me përpjekjet e qeverisë për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, ministri Veliaj kujtoi se ‘në vitin 2015 përveçse ndihmën ekonomike e marrin vetëm gratë, shtojmë 35$ bonus për çdo fëmijë (nga familjet me ndihmë ekonomike) që shkon në shkollë e vaksinohet.” “Bashkë‬ kemi ende shumë për të bërë”- thekson ministri.

Qeveria ka rritur me 500 lekë vlerën e ndihmës sociale, duke e çuar në 3200 lekë, nga 2600 që ishte. Ndërkohë, për kategorinë e familjeve që kanë në përbërjen e tyre fëmijë të mitur (nën moshën 18 vjeç), nëse vërtetojnë se fëmija e tyre është frekuentues i rregullt i shkollës dhe ka kryer vaksinimin, do të përfitojnë një tjetër shtesë prej 35 dollarësh. Tashmë burrat nuk do të kenë më të drejtë të tërheqin ndihmën ekonomike, pasi të autorizuara janë gratë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: