GJIROKASTËR- Një i ri i shpallur në kërkim pasi i ka dhënë ndihmë për të kaluar kufirin tre emigrantëve.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve në kërkim Ervin Llaka, 26 vjeç banues në Bilisht, Korçë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 22.10.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë iu ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA.

Po kështu është arrestuar Erjon Vela, 36 vjeç, banues në Libohovë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 18.09.2018, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 kilogram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb