Ditën e djeshme ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se një nga veprat penale për të cilat SPAK akuzon Jurgis Cyrbjan, është “përkrahja e autorit të krimit”.

Pas zbërthimit të bisedave në SKYECC dyshohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajrin, kur ky i fundit u shpall në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, vepër të cilën është endë në arrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb