RUSI

Edhe përdoruesit më cinikë duket se janë prekur nga një video virale e një polici rus që ndihmon një qen që çalon nëpër trafik. Videot e Dashcam zakonisht kapin skena të dhunës brutale ose aksidenteve, por kjo video e veçantë ka prekur mjaft njerëz, të paktën sipas Russian YouTubers.
Filmimi që u shfaq në internet të martën tregon një qen të humbur në anë të një rruge në Chelyabinsk të Rusisë (1,783 km në lindje të Moskës) duke pritur mundësinë për të kaluar rrugën. Pritja e trishtuar e kafshës rrëmbeu edhe vëmendjen e një polici lokal të trafikut, i cili la makinën e tij dhe ndaloi trafikun për qenin.

Skena e ngrohtë shpejt u bë virale, duke shkaktuar një valë komentesh. “Dua vetëm video si kjo në lajme”, shkruajnë përdoruesit në komente.

“Sot besoj në njerëzim”, shkroi një tjetër në YouTube. Shumë e vlerësuan policin për shfaqjen e dhembshurisë, edhe pse një komentues tha se ai duhet ta kishte thirrur kontrollin e kafshëve, meqë qeni ishte i çalë si duket i plagosur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb