Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për aksionin e fundit opozitar “Ndiq paratë”.


Balla tha se këtë aksion po e udhëheq Lulzim Basha, që është objekt i një hetimi skandaloz për financim të PD nga ana e oligarkëve rusë.


Në Shqipëri nuk ka krizë politike. Mirëpo ka krizë të një partie politike. Opozita nuk është monopol i askujt. Por kjo opozitë nuk flet për hallet e popullit. Dëgjova dje që Basha kishte marrë nismën “Ndiq paratë”, ndërsa Lulzim Basha është subjekt i një hetimi për FBI, për Prokurorinë shqiptare i një prej skandaleve me lobim rus kundër interesave të Shqipërisë”, tha Balla.

Për zgjedhjet e 30 qershorit, Balla deklaroi se pjesëmarrja ishte e shkëlqyer. Balla shtoi se PS do që të bëjë shtet, që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.


“Në ato kushte që janë bërë zgjedhjet, pjesëmarrja ka qenë e shkëlqyer. Ishim në kushte të vështira, të mos harrojmë asnjëherë. Askush nuk mund të guxoj besoj të thotë se këto zgjedhje nuk ishin të mira dhe pjesëmarrja e kënaqeshme. Prej ditës së parë, qasja jonë ka qenë ‘shtet, punë dhe mirëqenie. Të bësh shtet do të thotë të respektosh rregullat, si për njerëzi e thjeshtë ashtu edhe për politikanët. Nëse ju shkelni një kundra-vajtje ta themi në qarkullim, njësoj duhet të veprojë ndaj çdo personi”, tha ai.

Taulant Balla theksoi se zhdekretimi është një tmer i shpikur nga presidenti Meta. Ai tha se fton opozitën të heqë dorë nga kjo politikë, ndërsa tha se PD mund të shohë shembullin e mirë të disa politikanëve opozitarë si Rudina Hajdari e Myslim Murrizi.

(d.xh/Balkanweb)