ZVICER

Një polic është dënuar me një vit burg për kalimin e shpejtësisë nën limitet e lejuara gjatë një ndjekjeje. Për të ndjekur disa hajdutë të cilësuar të rrezikshëm, burri ka udhëtuar me 126km/ h në një zonë ku limiti i shpejtësisë së lejuar është 50km/h. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, në Gjenevë.

“Klienti im është dënuar sikur të ishte një shofer i thjeshtë që ka bërë idiotin në një zonë me 50 km/h.”-ka thënë Jacquet Roulet, mbrojtësi i burrit në uniformë.

Raportoi “Le Temps” nga Gjykata  e Gjenevës. Për ligjin e qarkullimit rrugor, një agjent i policisë rrugore është i dënueshëm nesë thyen rregullat gjatë një ndërhyrje.

Në këtë rast, në fakt, gjyqtarët janë shprehur se qëllimi i ndjekjes ishte kapja e hajdutëve dhe jo shpëtimi i jetëve njerëzore, ose kontrolli i një të dyshuari që  ka vënë në rrezik jetë njerëzore. Duke arsyetuar në këtë mënyrë dënimin.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb