TIRANE

Në përfundim të fjalës së tij para protestuesvë të shumtë në numër, mbledhur para kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi prej tyre të ndezin dritat e celularëve, e pagëzuar si drita e shpresës.


Pasi mbylli fjalën e tij, në të cilën i drejtoi dy mesazhe të forta kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi protestuesit ta ndjekin atë në marshimin e protestës drejt parlamentit.



“ E gjithë Bota të shohë dritën e shqiptarëve” tha kryedemokrati Basha, ndërsa i ftoi ata të ndezin dritat e celularëve nën thirrjet Rama ik.
Do vazhdojmë këtë manifestim, drejt parlamentit që sot është i krimit dhe nesër do ti kthehet popullit, dhe pastaj drejt selisë së PD, Zoti ju bekoftë ju. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Fitore” tha Basha.

(BalkanWeb)