Në Hong Kong kanë vazhduar edhe sot protestat. Policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër turmës që marshonte pranë kufirit me Kinën. Protestuesit thërrisnin për bashkim kundër bandave me persona të paindentifikuar që kanë rrahur demonstruesit javën e kaluar.

Pamjet në televizionet lokale tregojnë përdorimin e gazit lotsjellës disa herë mbi turmën në Yuen Long, pas një situate të tensionuar kur protestuesit shihen duke qëlluar me objekte të ndryshme forcat e rendit, shkruan “voa”.

Protestuesit janë betuar të vazhdojnë protestat në rrugët e Yuen Longut, pavarësisht nga kërcënimet e policisë dhe bandave për dhunë.

Protestat vazhdojnë prej thuajse katër muajsh. Ato filluan si rezistencë ndaj një projektligji për ekstradimin e personave të kërkuar në Kinë, por tani kanë përfshirë thirrjet për largimin e zyrtarëve të korruptuar si dhe për hetime lidhur me përdorimin e forcës nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: