Stoli i Niko Kovac sot më shumë se kurrë është në dyshim të fortë. Tekniku kroat rezistoi në limite sezonin e fundit vetëm pasi bëri “dopjetë” titujsh, por diskutimi mbi të ardhmen e tij në krye të Bayern është rikthyer sërish pas barazimit 2-2 në transfertë përballë Augsburg. Ky sezon i Bayern po vijon më luhatje të madhe, nga fitore “shpërthyese” si ajo kundër Tottenham tek blofe pafund në Bundesligë.

Rrumenige
Rrumenige

Drejtuesit e Bayern u largua nga stadiumi “WWK Arena” duke turfulluar, dukshëm të gjithë ishin të mërzitur për këtë mundësi të shpërdoruar për të marrë kreun e klasifikimit. Hoeness “dribloi” gazetarët kur u pyetet mbi të ardhmen e trajnerit duke u shprehur se “nuk ka kohë për të folur” ndërsa Rummenigge ishte më i vrazhdë: “Kohë kam por nuk do t’iu them asgjë”.

Neuer
Neuer

Ndryshe nga dy drejtuesit më të lartë të klubit, Manuel Neuer ka folur më qartë në një intervistë për “BILD”: “Të fitosh vetëm 4 ndeshje në 8 nuk është mirë, nuk është ky niveli jonë. Nëse pëson gol në fillim dhe në fund do të thotë se ke probleme me kokën. Ky nuk është Bayern Munich”, u shpreh Neuer. Në këto kushte dhe pas këtyre deklaratave i pari nën akuzë përfundon trajneri Niko Kovac.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb