Lëzivin edhe njëherë gjërat në aksion Mançester-Mynih, të cilat e afrojnë edhe njëherë Leroi Sanen te Bajerni i Mynihut. Pas një tratative që u mbyt vetëm në çastet e funddit, talenti gjerman i Mançester Sitit mund të transferohet në janar në ekipin e drejtuar nga kroati Niko Kovaç.

është “Sport Bild” ai që tregon për një takim mes Xhovani Brakinit, person shumë i afërt me klubin bavarez, dhe David Gardner, agjenti i sulmuesit anësor gjerman. Takimi është bërë javën e shkuar dhe tregon se interesi i Bajernit nuk është shuar kurrë dhe kërkon ta finalizojë këtë tratativë në dritaren dimërore të merkatos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: