Në pritje që dy skuadrat të përballen në fushë, Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të luajnë një “El Clasico” të fortë në merkato. Njeriu që përplas dy gjigandët e futbollit spanjoll, përvecëse rivalë të përjetshëm është Neymar. Me klubin katalunjas që po vuan shumë të gjejë një akord final për të rikthyer sulmuesin brazilian në “Camp Nou”, madrilenët kanë nisur një kundërsulm, ashtu siç përshkruhet nga e përditëshmja “AS”.

061341873 3f79476a C53a 44bb 9198 Baa3e11cfe69
061341873 3f79476a C53a 44bb 9198 Baa3e11cfe69

Gazeta bën të ditur që në faqen e parë të numrit të saj të së hënës se klubi “los blancos” ka vendosur të fusë në tratativa edhe kartonin e Hames Rodrigues, si dhe një çek me 100 milion euro. Po ashtu, madrilenët kërkojnë të përfitojnë edhe nga tensioni i krijuar mes Barcelonës dhe Paris SG që ditët e fundit ka kapur kulmin.

061341569 E576cfe7 3a58 4d43 B1f7 55bd8546a835
061341569 E576cfe7 3a58 4d43 B1f7 55bd8546a835

Por një tjetër version i situatës serviret nga mediat katalunjase, “Sport” dhe “El Mundo Deportivo”. Sipas tyre, te kampionët e spanjës vazhdon të mbizotërojë optimizmi se do të gjehet formula e duhur për të rikthyer Neymar në La Liga.

061341313 F2eb1828 B723 4e31 9e3b 578e95e80f59
061341313 F2eb1828 B723 4e31 9e3b 578e95e80f59

Një opsion që duket se është sfumuar ka të bëjë me akordin e herdhëm mes dy klubeve, ku Barcelona duhet të paguante 100 milion euro si dhe kartonin e dy futbollistëve. Kjo marrëveshje është prishur nga klubi katalunjas që është gati të paguajë 100 milion euro, por kërkon të fusë në bisedime vetëm kartonin e një lojtari.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb