Juventus fitoi në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve përballë Jang Bois, ndërsa protagonist absolut ishte Paulo Dybala me tre gola të shënuar.

Por, krahas tifozëve, teleshikuesve në mbarë botën, në tribunë ishte edhe një “tifoz” special  si Cristiano Ronaldo.

Fituesi i 5 “Topave të Artë” ishte i panalizuar në këtë takim për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në sfidën debutuese të Juventus në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi, mund të thuhet se Dybala përcolli një mesazh të qartë për drejtuesit e skuadrës torineze, por edhe për vetë Ronaldon.  Golat e argjentinasit krijuan gëzim dhe emocione në shkallët e stadiumit dhe në zemrat e tifozëve.

Ronaldo ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij për të ndjekur këtë takim, ndërsa tashmë penalizmi i tij  do të përfundojë me kaq, pasi Komisioni i Disiplinës u treguar tolerues ndaj portugezit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb