E shtuna do të jetë një ditë futbolli ndryshe në Kategorinë Superiore dhe kjo për shkak të rivalitetit të ndezur mes klubeve kryesisht në luftën për mbijetesë dhe zonën europiane dhe disi më pak sa i takon titullit, ndonëse një humbje e Partizanit në Vlorë do ta ngushtonte me 7 pikë diferencën mes të kuqve dhe verilindorëve.


Por gjithsesi, janë dy zonat e mëdha të betejës, ajo për mbijetesë dhe zonën e Kupave të Europës, që ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të unifikojë oraret e 4 sfidave të javës. Kështu, të gjitha përballjet do të startojnë në orën 15:00, ndërsa Kukësi merr 3 pikëshin në tavolinë pasi këtë javë kalendari i rezervon ndeshjen me Kamzën e përjashtuar. Ja edhe programi i superligës.


Java e 32-të (4 maj)


Të shtunën
Laçi-Kastrioti 15:00
Tirana-Skënderbeu 15:00
Flamurtari-Partizani 15:00
Teuta-Luftëtari 15:00
Kamza-Kukësi (0-3 në tavolinë)

(Balkanweb)