Pas sondazheve të shumtë, objektivave të deklaruar publikisht, në shtëpinë e Interit është momenti i zyrtarizimeve. Në të njëjtën kohë, Antonio Conte është duke stërvitur qetësisht grupin që ka në dispozicion ndërsa stafi drejtues po lëviz me nxitim për të mbyllur sa më shpejt dy çështje të mbetura pezull: Lukaku dhe Barella.


Il Trasferimento Di Lukaku Allinter Dipenderaa Da Una Persona E Non E Conte
Il Trasferimento Di Lukaku Allinter Dipenderaa Da Una Persona E Non E Conte

Sulmuesi belg për momentin ndodhet në Australi i grumbulluar me Man.United por sipas mediave britanike, drejtuesit e Interit janë nisur me një mision blic në Angli për të mbyllur këtë transferim. Për momentin United nuk zbret poshtë kërkesës së tyre të parë, 83 milion euro, por Inter shpreson të gjej formulën për ti plotësuar dëshirën Lukakut, të largohet nga United për tu bashkuar në Milano me Conten.


Barella
Barella

Ka marrë një tjetër shtysë çështja Barella me mesfushorin i cili ka pranuar ofertën e Inter: kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 2,5 milion euro ne sezon. Mbeten vetëm për tu përcaktuar detajet e fundit me klubit e Cagliarit për të finalizuar këtë transferim, Barella mund të zbarkoj brenda javës për të kryer vizitat mjekësore. Në pritje për të marrë atë që dëshiron nga merkato në hyrje, Conte pret lajme për sistemimin e dy lojtarëve të padëshiruar: Icardi-Nainggolan.
(BalkanWeb)