TIRANE- Ka përfunduar me fitoren e Partizanit, Derbi i kryeqytetit që tejmbushi stolat e stadiumit të sapo rikonstruktuar “Qemal Stafa”. Ndeshja ka patur disa momente të bukura, ndërsa Partizani arriti të kryesonte me dy gola që në pjesën e parë. Pjesa e dytë solli një ringritje të bardhebluve, të cilët arritën të shënonin një gol, por Partizani u mbrojt mjaft mirë dhe në fund arriti të dalë me 3 pikë nga ky derbi. Në fushë janë hedhur pothuajse gjatë gjithë kohës fishekzjarre dhe tymuese nga tifozët dhe ndeshja është ndërprerë për disa minuta. Tashmë Partizani parakalon në renditje Tiranën edhe pse kanë pikë të barabarta pra nga 5 secila. Bardheblutë e Maganit humbasin sot një mundsi të mirë për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Mbi 14 mijë tifozë ndoqën takimin në “Qemal Stafa”.

GOLAT: Nexhipi 25′, Racic 32′, Morina 61′

FORMACIONET:
Tirana: Frashëri, Ristevski, Curri, Muça, Taku, Bulku, Karabeci, Muzaka, Kahata, Morina, Ndikumana; Trajner: Gugash Magani
Partizani: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Ibrahimi, Fejzullahu, Trashi, Batha, Vila, Nexhipi, Mazrekaj, Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaji, Rejdi Avdo, Ridigert Çokaj
Vëzhgues: Plarent Kotherja
Delegat: Besnik Çela
TAKIMI

Mbyllet gjithçka, Tirana – Partizani 1-2
Minuta e 90’+3′ Kundërsulm për Partizanin, Fazliu del i vetëm por bllokohet nga dalja e shpejtë e Frashërit
Minuta e 90′+ Sinjalizohen 4 minuta shtesë
Minuta e 87′ E njëjta goditje sërish nga Jetmir Sefa por këtë herë kalon ngjitur me shtyllën pingule të Partizanit
Minuta e 85′ Shpëton për mrekulli porta e Partizanit. Një goditje e Jetmir Sefës në afërsi të zonës, devijohet me vështirësi nga Alban Hoxha
Minuta e 83′ Zvëndësim te Partizani, largohet Nezhipi, në lojë Daja
Minuta e 78′ Bulku ekzekuton një goditje dënimi duke hedhur një top në zonë. Muzaka pason për Morinën. ky i fundit godet por topi devijohet nga Vrapi që largon rrezikun
Minuta e 76′ Rrezikon TiranaMuzaka hedh një tp në zonë, që kontrollohet nga Alban Hoxha në dy kohë
Minuta e 74′ Zvëndësim te Tirana, largohet Ndikamana, në fushë Jetmir Sefa
Minuta e 70′ Morina humbet ekulibrin në zonë duke pasur edhe shqetësimin e Endri Vrapit, arbitri vahdon lojën

Minuta e 66′ Aksion model nga ana e Tiranës. Gentian Muça depërton bukur brenda zonës dhe pas një kombinimi me Mario Mornën del i vetëm përballë portierit Alban Hoxha, por nuk kordinohet si duhet dhe e dërgon topin ngjitur me shtyllën pingule
Minuta e 64′ Rinis sërish ndeshja
Minuta e 64′ Karton i verdhë për Mario Morinën
Minuta e 62′ Ndërpritet për 2 minuta ndeshja për shkak të tymueseve
Minuta e 61′ Zbritje e shpejtë e bardhebluve ng krahu id jathtë. Muzaka hedh një top të rrezikshëm në zonë që shfrytëzohet mjaft mirë nga Mario Morina i cili gjuan dhe dërgon topin në rrjetë

Minuta e 61′ GOL TIRANA ME MORINEN 
Minuta e 58′ Përpiqet Tirana me Bulkun. Mesfushori pason për Muzakën, ku i fundit përpiet të godasë nga 16 metra por topi devijohet nga mbrojtësat
Minuta e 53′ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me protagonist Fazliun, kosovari shmang bukur 2 mbrojtësa bardheblu dhe pason për Vilën, ky i fundit i gjendur brenda zonës godet menjëherë por pret Frashëri
Minuta e 49′ Sërish Tirana në sulm, një krosim nga e djathta dhe Bushiç gjuan me kokë por Alban Hoxha është në pozicion dhe kontrollon topin

Minuta e 48′ Tirana e nis vrullshëm. Një top i gjatë i hedhur brenda zonës gjen Bulkun, ky i fundit mundohet të godasë por Batha largon menjëherë rrezikun
Minuta e 46′ Ka startuar pjesa e dytë

Pjesa e parë Janë mbyllur me fitoren 0-2 të Partizanit 45 minutat e para në “Qemal Stafa” ku po luhet derbi i kryeqytetit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka arritur të shënjë dy gola njëri pas tjetrit me Nexhipin dhe Raçiç duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave. Tirana e nisi mjaft mirë ndeshjen duke ushtruar presion në minutat e para por pikërisht në momentin më të mirë të bardhebluve, Partizani shënon fillimisht me Nexhipin në minutën e 25-të dhe dyfishon me Raçiç në minutën e 33-të. Pas golit të parë të Partizanit pati edhe një ndërpreje të lojës për disa minuta pasi tifozat hodhën në fushë flakadan dhe tymuese. Mbeten për t’u luajtur edhe 45 minutat e dyta të kësaj sfide.

Fejzullahu: Kjo ishte strategjia jonë. të mbroheshim edhe me pas të sulmonim. Pasi shënuam golin e parë ishim më të qetë.Tirana e vuajti presionin. Duhet të jemi të kujdesshëm që ta ruajmë këtë rezultat

Mbyllet pjesa e parë, Tirana – Partizani 0-2

Minuta 45′ + Janë dhënë 4 minuta shtesë në këtë pjesë të parë, kjo për shkak se ndeshja pati ndërprerje
Minuta e 43′ Alban Hoxha bën mrekullinë duke shpëtuar nga goli portën e Partizanit. Fillimisht debijon një goditje të Bulkut dhe më pas topi shkon te Bushiç, edhe kroati gjuan menjëherë por është sërish Alban Hoxha që thotë “jo”

Minuta e 42′ Bulku hedh një top në zonë dhe ka rrëmujë në zonë, provon Morina por topi ndalet nga mbrojtësat e Partizanit
Minuta e 40′ Karton i verdhë për Ibrahimin

Minuta e 38′ Sërish një mundësi e mirë për Partizanin. Batha pason për Fazliun por dalja e shpejtë e portierit bardheblu largon rrezikun
Minuta e 35′ Kundërsulm i Partizanit. Mazrekaj pason për Fejzullahun, ky i fundit godet por grushton topin portieri i Tiranës, Stivi Frashëri
Minuta e 33′ Dyfishon Partizani. Një gabim amatoresk i Stivi Frashërit i jep mundësinë Raççit të përfitojë dhe të dyfishojë shifrat

Minuta e 31′ Rinis sërish ndeshja
Minuta e 26′ Pas golit, tifozat e Partizanit kanë shërthyer në festë duke hedhur në fushën e lojës flakadanë dhe tymuese pafund. U ndërpre për disa minuta ndeshja
Minuta e 25′ Gol Partizani. Ibrahimi kroson nga e djathta, topi shkon te Raçiç i cili e ul me kokë për Nexhipin dhe ky i fundit nuk mendohet dy herë por godet duke mposhtur Stivi Frashërin.

Minuta e 23′ Mazrekaj për Partizanin. Kosvari hedh një top të rezkishëm në zonë por nuk zhfrytëzohet si duhet nga Raçiç
Minuta e 19′ Sërish kërcënuese Tirana me Bulkun. Mesfushori godet fuqishëm nga 16 metra por grushton prtieri Alban Hoxha
Minuta e 17′ Rast shënimi për Tiranën, Bulku hedh një top në zonë, aty godet me kokë Gentian Muça dhe topi ndalet nga traversa
Minuta e 15′ tifozat problematikë, hedhin sende në fushë, paralajmërohen

Minuta e 13′ Muzaka mundohet të depërtojë në krahun e djathë por ka pozicion jashtë loje
Minuta e 08′ Bulku shkon të ekzekutojë goditjen e dënimit por në këmbët e tij hidhet një flakadan
Minuta e 07′ Bardheblutë qëndrojnë përpara me Kahatën, ka goditje kendi
Minuta e 03′ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës por ka pozicion jashtë loje
Minuta e 02′ Goditje dënimi për Partizanin në afërsi të zonës

Ora 18:17

Lojtarët e Partizanit përshëndesin tifozët para startimit të ndeshjes, gjatë nxehjes në fushë.

Ora 18:15

Afro 9500 tifozë kanë zbarkuar tani në stadium, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë rreth një orë e gjysëm aty.

Formacionet 

Tirana ka bërë ndryshimin e fundit në formacion, në vend të Bushiç do të aktivizohet Ndikumana.

SPRAI

Për herë të parë në shqipëri ka mbërritur dhe sprai i “famshëm” i cili vijëzon pozicionin ku do të qëndrojë muri mbrojtës dhe vendosjen e topit. Po ashtu për herë të parë do të përdoret në derbin e sotëm Tirana-Partizani.

Derbi i sotëm u bë një “telenovelë” për zhvillimin e tij. Më në fund dita e shumëpritur erdhi dhe sot në orën 19:00 do të zbresin në tapetin e “Qemal Stafës” Tirana dhe Partizani për të luajtur takimin e prapambetur të javës së 24.

Plot 80 trofe zyrtarë do të “zbresin” në derbin e sotëm. Tirana ka fituar 24 tituj kampionë, 15 Kupa dhe 10 Superkupa, ndërsa Partizani ka 15 kampionate, 15 Kupa dhe 1 Superkupë.

Përballja pritet të luhet në një terrën të shkëlyer pasi sot do të jetë hera e parë që tapeti i ri i stadiumit inagurohet. Përsa I përket “luftës” në rënditje bardheblutë kanë 3 pikë më shumë se Partizani dhe aktualisht janë në vendin e tretë. Të dyja këto ekipe janë ende në garë për objektivin titull dhe një fitore sot do të ishte decisive për vazhdimësinë

Tirana – Partizani Për bardheblutë, Elis Bakaj mbetet zyrtarisht jashtë. Fantazisti dje nuk u stërvit, edhe pse qëndroi pranë skuadrës. Në kushte të tilla, Gugash Magani ka bërë llogaritë pa të në derbi. Skuadra, gjatë seancës së djeshme, që nuk zgjati më shumë se 1 orë, veç ushtrimeve klasike, zhvilloi edhe hendboll. Formacioni nuk pëson ndryshime, do të jetë ai i provuar në ditët e fundit. Pra, trajneri do t’i besojë 11-shes fituese ndaj Kukësit.

Mbrojtja mbetet e njëjta, pra Taku-Muça-Curri-Ristevski, katërshe që ka funksionuar më së miri së fundmi. Sakaq, në krahët e mesfushës do të jetë Muzaka dhe Kahata, të cilët karakterizohen nga teknika dhe shpejtësia e tyre, ndërsa në qendër sërish Bulku dhe Karabeci, të cilët janë një garanci më vete dhe i japin më shumë qetësi defensivës.

Paraqitja ndaj kuksianëve i ka dhënë një fanellë titullari edhe Tomislav Bushiçit, i cili do të jetë forca goditëse kundër Partizanit. Lojtari funksionoi mjaft mirë në 90- minutëshin e fundit edhe me Mario Morinën, i cili edhe këtë herë do të jetë pas kroatit. Një gjë është e sigurt, Tirana do të luajë në sulm, ndonëse do të shfaqet e kujdesshme edhe në prapavijë, pasi kërkon që të shmangë episodet që mund ta rëndojnë.

Nga ana tjetër për Partizanin mungesa e vetme është ajo e mbrojtësit Amir Rrahmani, i cili në Shkodër plotësoi numrin tre të kartonëve të verdhë. Mungesa e Rrahmanit pritet të sjellë ndryshme rrënjësore në rreshtimin e të kuqve në prapavijë. Nga ajo që është parë në seancat e fundit stërvitore, trajneri Duro mendohet se do të bëjë një rreshtim ndryshe në mbrojtje. Ibrahimi mendohet të jetë titullar si mbrojtës i djathtë.

Dyshja e qendrës pritet të jetë Cuculi-Vrapi, ndërsa Trashi parashikohet të luajë si mbrojtës i majtë. Fejzullahu nga mbrojtës i krahut të djathtë pritet të luajë në qendër me Bathën, duke qenë dyshja shkatërruese e aksioneve bardheblu. Ndërsa pjesa tjetër mendohet të përbëhet nga grupi i zakonshëm: Vila dhe Mazrekaj në dy krahë e mesfushës, kurse kapiteni Nexhipi do të pozicionohet pas sulmuesit Stevan Raçiç.

Kjo mënyrë rreshtimi është praktikuar së fundmi nga trajneri Duro në stërvitjet e fundit, por nuk përjashtohet mundësi që të ketë ndryshime në minutat e fundit. Një mundësi është që të luhet sipas rreshtimit të zakonshëm, ku do të kemi një zëvendësim kokë më kokë, Krasniqi-Rrahmani. Pjesa tjetër do të jetë e vendosur sipas roleve natyrale që jemi mëshuar t’i shikojmë deri tani.

Statistikat

Ndeshjet – 140 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat. Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 55 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43 fitore. 42 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
Golavarazhi – 199 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 159 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi i kanë shënuar Nderim Nexhipi dhe Mentor Mazrekaj (me penallti), në përballajen e 8 dhjetorit 2014.
Diferenca – 7 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 26/09/12 Partizani-Tirana 1-2 (Kupë); 03/10/12 Tirana-Partizani 1-0 (Kupë); 12/10/ 13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/ 2014 1-1 (kampionat); 26/09/ 14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat)
“Ish”-ët – Gjashtë lojtarë do të kenë statusin e “ish”-ve në derbin e radhës. Erando Karabeci, Elis Bakaj, Renato Hyshmeri, Renaldo Kalari dhe Gjergji Muzaka kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur Endri Vrapi. Tek “ish”-ët hyn edhe trajneri Gugash Magani i Tiranës, i cili ka qenë futbollist i të kuqve. Edhe drejtori i përgjithshëm i “demave” Sulejman Starova, është një “ish”, pasi ka drejtuar edhe bardheblutë.
Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur. Rezultati – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 27 herë në 41 barazime.

Policia: Masa për zhvillimin normal të ndeshjes Tirana-Partizani

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masat e nevojshme për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit të Kategorisë Superiore Partizani-Tirana.

Sa sipër, Policia e Kryeqytetit, ditën e sotme do të marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ndeshjes Tirana–Partizani, e cila do të zhvillohet në orën 19.00’ në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë.

Nga ora 15.00 e ditës së sotme deri në orën 22.00, do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në zonën përreth stadiumit “Qemal Stafa”.

Ndërkohë, do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 15.00 deri në 22.00`, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”.

Po ashtu, Policia e Tiranës i rikujton gjithë tifozëve që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit, se do të lejohen të hyjnë vetëm ata që kanë me vete dokumentin e identifikimit (karta ID ose pasaporta).

Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtashme etj.

Drejtoria e Policisë së Tiranës fton të gjithë sportdashësit dhe qytetarët që të bëhen pjesë e zbatimit dhe respektimit të këtyre rregullave, me synim sigurimin e rendit dhe qetësisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të këtij aktiviteti sportiv, mbarëvajtjen e tij dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale.

(m.k/ma.ar/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb