Sfida ndaj Veronës për Kristjan Asllanin ishte më shumë se e rëndësishme. Kjo sepse mesfushori kuqezi luajti titullar në Bentegodi, për shkak të dëmtimit të Çalhanoglu dhe mbi të gjitha për shkak të presionit të madh që Asllani kishe, me mediat që flisnin në prag të sfidës së ziklatërve në Bentegodi, për shansin e fundit ndoshta që mesfushori elbasanas të tregonte veten e tij tek kampionët e Italisë.

Megjithatë për fat të mire, çdo gjë shkoi më së miri, me Aasllanin që jo vetë dhuroi asistin për golin e De Vrij, por justifikoi mjaftë mire besimin e teknikut Simone Inzaghi, falë një performance shumë të kënaqshme, duke qenë regjisori i lojës zikaltër

Vetë Kristjan Asllani në përfundim të takimit, u shpreh i kënaqur për paraqitjen e tij personale, si dhe të ekipit të tij, por pranoi gjithashtu se presioni në këtë sfidë për të ishte tepër i madh ndaj tij:

A ndjehem sikur kam hequr një peshë të rëndë mbi super pas kësaj ndeshje? Patjetër, sepse gjërat që ju gazetarët shkruani i lexojmë edhe ne. Jam i lumtur të paktën që familja ime nuk i lexon ato, por një peshë të shkaktuar nga presioni më është larguar.

Në fund edhe dy fjalë për turkun Çalhanoglu: Uroj që ai të rikthehet sa më parë, sepse është një lojtar shumë i fortë, të gjithë ne e dime se sa shumë ai e ndihmon skuadrën tone.

Çalhanoglu do të rikthehet të jetë në dispozicion të Inzaghit të martën kur Inter do të luajë ndaj Lepzig për Champions, megjithatë forma shumë e mire e treguar nga Asllani ndaj Veronës, mund t’i vijë në ndihmë teknikut zikaltër për të patur një alternative më shumë në reaprtin e mesit të fushës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: