BELGJIKE

Pothuajse 75 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një numër i vogël belgësh që premtuan besnikëri ndaj Hitlerit po vazhdojnë të marrin shpërblime, raportojnë mediat lokale. Njëzet e shtatë belgë vazhdojnë të marrin mes € 425 dhe € 1,275  në muaj nga qeveria gjermane, sipas gazetës flamane De Morgen.

Ndihma ishte për të garantuar “besnikërinë dhe bindjen” e tyre ndaj Adolf Hitlerit nën një dekret të epokës naziste që ende mbetet në fuqi 74 vjet pas rënies së Rajhut të Tretë.

De Morgen citoi studiuesin Alvin de Coninck, i cili shpjegoi ata që kualifikoheshin për ‘pensionin e Hitlerit’ ishin banorë të rajoneve kufitare të Belgjikës që morën shtetësinë gjermane gjatë pushtimit nazist.

27 përfituesit e ndihmës së Hitlerit për besnikëri kurrë nuk janë tatuar mbi këto të ardhura shtesë, pasi Ambasada Gjermane nuk ka raportuar emrat e tyre për qeverinë belge.

Shpallja shkaktoi trazim në Belgjikë, me deputetët lokalë që kërkonin që marrëveshja e çuditshme të hiqej. Të martën, një rezolutë u fut në parlament duke bërë thirrje qeverisë “të trajtojë këtë problem me mjete diplomatike si një çështje urgjente”.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb