SARANDE – Një ngjarje që të ngjan me një skenë filmash aksion ka ndodhur në Sarandë ku policia ka ndekur një automjet me drogë.

Automjeti tip BMV nuk i është bindur fillimisht urdhërit të policit e më pas është arritur të ndalohet. Policia ka arritur të kapë vetëm njërin nga trafikantët, Andi O, 16 vjeç nga Tepelena ndërsa L.M, 32-vjeç nga Tepelena është larguar me vrap dhe është shpallur në kërkim.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 6 kg marijuanë, të cilat kishin destinacion Greqinë

Policia e Sarandes ka rritur itensitetin e goditjes ndaj trafikut të drogës prej fillimit të vitit duke shënuar disa suksese rradhazi ne sekuestrimin e sasive te marijuanës ndërkohë të arrestuarit janë mbi 20

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: