Gjatë protestës së studentëve në dhjetor pati akuza dhe replika në rrjetet sociale mes këngëtarit Noizy dhe ish deputeti Eduard Ndocaj. Gjithçka erdhi pas një postimi në Noizyt që thoshte se studentët duhet të negociojë më qeverinë sepse sipas tij zgjidhja arrihet me dialog.

Pas postimit të Noizyt, Eduart Ndocaj e quajti reperin “këngëtar tallavaje dhe me 5-vjeçare”.

“Noizy i tallavasë me 5-vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së Edvinit me paturpësinë më të madhe”, shkruante politikani.

I ftuar mbrme në “Xing me Ermalin”, Ndocaj foli për herë të parë për këtë postim që u komentua shumë në media.

“Isha në Orosh në një shkollë pa energji elektrike dhe aty rastësisht në tualet pashë që fëmijët kishin shkruajtur emrin e grupit të Noizyt OTR. E filmova, e publikova dhe ishte ironike sepse Noizy u bashkua me anti-studentët. Duke qenë se Noizy nuk e di nga e ka derën universiteti, thashë ç’ne ky. Sipas thashethemeve ai ka marrë një leje për një pallat në Durrës, që të thonte këtë. Nuk dua të shpik, por kështu kam dëgjuar”, u shpreh Ndocaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: