SARANDË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë para pak minutash. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.

Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin nga Lezha, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:40, në Plazhin e Ri të Sarandës, shtetasi M.A., rreth 65 vjeç banues në Lezhë është rrezikuar për tu mbytur në ujë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës por ka ndërruar jetë në ambientet e tyre.

Grupi hetimor po kryen veprimet e tjera hetimore për sqarimin e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: