TURQI- Ndonëse është 79 vjeç, ai ka marrë ftesën e tretë për të kryer shërbimin ushtarak. Bëhet fjalë për Emin Sarikaya nga qytetit turk Kayser.

Sipas Anadolu Agency, i moshuari pohoi se shërbimin ushtarak e kreu në periudhën mes viteve 1957 dhe 1959 në qytetin turk Erzurum, kur shërbimi ushtarak në Turqi ishte dy vite.

Por, ndonëse që nga kryerja e “detyrës atdhetare” kanë kaluar më shumë se gjysmë shekulli, para dy vitesh në adresën e Sarikaya-s mbërriti një letër në të cilën pretendohet se Sarikaya ka evituar shërbimin ushtarak, dhe se është i obliguar të paraqitet për të përmbushur këtë detyrë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: