Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan – Pishporo në vendin e quajtur Qarr.

Gazetarja Marsela Topi raporton se një automjet ka paplasur 36 koke dhen, të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb