ELBASAN-Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa tentoi që t’i ‘arratisej’ forcave të rendit është përplasur me një kasolle bagëtish. Episodi në fjalë u regjistrua në fshatin Papër, në aksin Elbasan-Peqin.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Bashkim Suljemani, banues në Durrës, nuk iu bind urdhrit të policisë për të bërë testin e alkoolit dhe pasi ka dalë nga rruga ka shtypur disa bagëti.

NJOFTIMI I POLICISË
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi :
• Bashkim Sulejmani, 53 vjeç, banues në Durrës.
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi i lartëpërmendur duke drejtuar mjetin tip “traleri” me targa SK 838 TB, ka dalë nga rruga, dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Si pasojë ka dëmtuar kasollen e bagëtive ku ka shtypur një lopë e disa shpendë, në pronësi të shtetasit T.S., 43 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuar nga nenet 291, 242 , të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb