Pas rastit të Korçës ku një 14 -vjeçare ka lindur një foshnje baba i së cilës ishte një shtetas adult, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Fier.

Policia njofton se është shpallur në kërkim një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

16-vjeç5arja, e cila ka lindur beben e saj në ambiente spitalore, ka deklaruar se babai i foshnjës është 31-vjeçari.

“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H”, shkruan policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb