Lavdija 37-vjeçe nga Fieri, e cila është e sëmurë me tumor, është operuar. Vërtet ajo u bë më shtëpi dhuruar nga shqiptarët, por stafi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” u kujdes që ajo të operohej dhe të kthehej e shëndetshme për tre vajzat e vogla në shtëpinë e re.



Lavdija është bere operacion dhe operacioni ka dalë më sukses. Kjo është një mrekulli për 37-vjeçaren, e cila kishte mbi supe jo vetëm tmerrin e sëmundjes, por edhe tre fëmijët e saj të vegjël, që deri më tani i ka rritur më shumë pa bukë, për shkak të varfërisë ekstreme.


Falë Zotit dhe ndihmës së shqiptarëve, gruaja e vuajtur ka mundur të mposhtë sëmundjen e rëndë dhe tashmë është kthyer në shtëpinë e re, për të rritur fëmijët e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb